Vendosni fjalën kyçe....

Reja ndryshon listën, thërret Muçin në Kombëtare


Kombëtarja e Shqipërisë ka nisur grumbullimin ditën e sotme në kompleksin Tropikal për dy sfidat e nëntorit në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Katar 2022”.

Lista e kombëtares ka pësuar ndryshime nga ajo e thirrur më parë bëhet e ditur nga FSHF-ja.

Listës i është shtuar Ernest Muçi. Lojtar i fazës sulmuese që luan me Legian e Varshavës do jetë nën urdhrat e Rejës prej ditës së nesërme.

Jashtë kësaj liste është lënë Rei Manaj i cili duket se me ndryshimin e skuadrës nga Spanja në Itali nuk ka pasur formë të mirë duke e detyruar Rejën të mos e grumbullojë.

Shqipëria do luajë dy sfida, ndaj Anglisë dhe Andorrës të cilat janë të fundit për të mësuar se kush do jenë ekipet që do shkojnë në Katar.