Vendosni fjalën kyçe....

Zhduken një 29-vjeçar dhe një 57-vjeçar në Fier dhe në Lushnjë, familjarët kërkojnë ndihmën e policisë


Dy persona janë zhdukur një ditë më parë në Fier dhe në Lushnjë, pasi kanë humbur kontaktet me familjarët

Në Fier një 29-vjeçar është larguar nga banesa dhe nëna e tij ka bërë kallëzim në polici.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetasit J. H., 29 vjeç, banues në Fier, pasi në datë 06.11.2021 ka bërë kallëzim nëna e tij se djali është larguar nga banesa.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë në Lushnjë raportohet i humbur një 57-vjeçar, i cili vuan nga sëmundja e depresionit. Vëllai i tij ka thënë se ai është larguar nga banesa dhe ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e tij.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetasit I. N., 57 vjeç, banues në fshatin Çiflik i Ri, Lushnjë, pasi në datë 06.11.2021 ka bërë kallëzim vëllai i tij se 57-vjeçari (i cili vuan nga sëmundja e depresionit) është larguar nga banesa.”- thuhet në njoftim.