Katër persona janë arrestuar në Fier gjatë operacionit e koduar “Semani”.
Të katër të arrestuarit po udhëtonin me dy makina kur ju gjetën gjatë kontrollit 4 kg kanabis.
“Gjatë operacionit, në Bypass-in e Fierit, u kapën në kushtet e flagrancës, me automjetet tip “Audi” dhe “Citroen”, 4 shtetas të cilët posedonin lëndë narkotike cannabis sativa që e kishin bërë gati për shitje.
Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, shtetasit:
G.Z., 34 vjeç, banues në Tiranë;
A.M. (., 29 vjeç, banues në Ballsh;
J.K., 25 vjeç, banues në Topojë, Fier;
A.D., 23 vjeç, banues në Topojë, Fier.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 automjetet dhe 5 aparate celularë.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.