Vendosni fjalën kyçe....

Artan Hoxha zbulon “trurin” pas Call Center-ave mashtruese në Shqipëri: I lidhur me deputetë e ministra, u shpall papritmas “non grata” për qetësinë publike (VIDEO)


Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar personin që qëndron sipas tij pas “Call Center”-ave që mashtronin qytetarët e vendeve të BE-së duke u marrë paratë me premtimin se do të fitonin miliona me Bitcoin.

Ndërsa ishte i ftuar në “ABC Live” me gazetaren Juli Xhokaxhi, Hoxha publikoi foton dhe të dhënat e biznesmenit me origjinë izraelite, Mikhael Benjamin, i njohur ndryshe si Mishka.

Sipas Hoxhës, Benjamin ka miqësi me njerëz të botës së politikës nga ministra dhe deputetë dhe persona të tjerë me pushtet dhe çuditërisht është shpallur “non grata” me pretekstin e prishjes së qetësisë publike. Kjo pa u kryer asnjë lloj hetimi ndaj tij e mbi të gjitha ndërkohë që bizneset e tij janë në aktivitet ende dhe të regjistruara. Për më tepër dëbimi i tij nga Shqipëria është me afat, deri në vitin 2023.

Gazetari ngre dyshime se nëse ky person do të qëndronte dhe do të hetohej në Shqipëri, ai do të zbulonte shumë gjëra.

“Personi që shihni në foto është i njohur me nofkën me emrin ‘Mishka’ por me emrin Mikhael Benjamin. Personi në fjalë është një shtetas izraelit me origjinë nga republikat e ish-Bashkimit Sovjetik pra kryesisht nga Ukraina. Nëse e shikoni ai është i datëlindjes së vitit 1975 dhe i pajisur me pasaportë më 1 shkurt të vitit 2016, në Sarajevë sepse aty është vendi i tij i qëndrimit.

Por është një person i cili është ndër të parët që ka hyrë në Shqipëri që është marrë me këtë aktivitet. Për mua është një nga themeluesit e kësaj historie në Shqipëri. Sigurisht që shumë shqiptarë që e shohin tani sigurisht duhet ta sjellin në mëndje se do ta kenë parë dhe me kë e kanë parë.

Dhe sigurisht që ky nuk është parë me njerëz dosido, ky është parë me deputetë, biznesmenë të fuqishëm, me ministra, me plotikanë… Pra është një personazh që në pamje të parë kur e shihje në rrugë nuk ta mbushte mendjen, por ishte “truri” i asaj që po bëhej.

 Sigurisht që në Shqipëri ka bërë edhe biznese të tjera të cilat kanë avulluar brenda natës, duke filluar që nga hidrokarburet dhe duke përfunduar tek bitcoin, tek kriptomonedhat.

Çfarë ka ndodhur me këtë person? Jo vetëm që ka qenë i regjistruar por ky person ka pasur Call Centera me pagesat më joshëse në Shqipëri. E imagjinoni çfarë biznesi ka bërë ky? Biznese që bënin miliona euro në muaj. Prandaj po e publikoj.

Në një moment pa pritur, pa pasur një çështje penale në ngarkim të tij, pa patur një hetim në ngarkim të tij, autoritetet shqiptare këtë person e kanë shpallur non grata dhe e kanë depërtuar, ndërkohë që ky bënte biznes në mënyrë të ligjshme. I regjistruar. Ka vite që qëndron në Shqipëri.

Si është e mundur që papritur ky njeri, pa bërë asnjë hetim shpallet non grata me motivin për prishjen të qetësisë publike. Ky është motivi me të cilin është larguar.

Ne kemi shpallur non-grata kryesisht diplomatë rusë, iranianë… por nuk kemi shpallur një shtetas izraelit, një biznesmen të regjistruar. Është shpallur non grata dhe u deportua dhe çudia është se kjo u bë pa iu dhënë mundësia të shkojë në proces penal. Pse e larguan me urgjencë nuk e di se çfarë duan të fshehin.

Nëse ky njeri do të qëndronte këtu dhe do t’i nënshtrohej një hetimi, ai njeri mund të nxjerrë shumë gjëra si funksionon ky biznes kriminal në Shqipëri. Si Shqipëria u kthye në një bazë operacionale të krimit të organizuar.

Ai ka informacione shumë. Askush nuk thotë dot që nuk e njeh Mishkën. Më interesante është se e kanë shpallur non grata me afat, deri në vitin 2023. Ndërkohë bizneset e tij nuk janë non grata. Janë në aktivitet.

Ai nuk ka punuar kurrë vetëm, por ka punuar me shqiptarë me shumë lidhje të forta me pushtetin. Jo me lidhje të forta me rruugën, por me pushtetin Bizneset dhe kompanitë e tij i mori dikush. Nuk ka një hetim për këtë gjë. Shqipëria nuk fiton ndonjë gjë të madhe nga kjo. Kanë ardhur gjermanët. Do vijnë francezët, italianët dhe amerikanët. Kem zhvatur qytetarët e tyre dhe ata nuk ta falin. Vjen dikush me një hard disk. E fut aty vjedh edhe zhduket.” – tha Hoxha.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)