Hidrogjeni pa emetim, një ditë, mund të zëvendësojë tërësisht lëndët djegëse fosile – dhe një startup në Gjermani beson se ka përbërësin kryesor për ta bërë atë të aksesueshme për të gjithë.
E lindur në një ishull të Paqësorit Jugor të prekur nga ndryshimet klimatike, Vaitea Cowan beson thellësisht në teknologjinë e hidrogjenit të gjelbër. Ajo bashkëthemeloi Enapter më shumë se tre vjet më parë.
“Doja të zëvendësoja të gjithë gjeneratorët me naftë në Kaledoninë e Re dhe të gjitha zonat e largëta që nuk kishin nevojë të mbështeteshin në naftën e ndotur,” thotë ajo, raporton Euronews.
“Por më pas duke kuptuar potencialin e hidrogjenit të gjelbër për të zëvendësuar lëndët djegëse fosile, doja të isha pjesë e këtij ndryshimi”.
“Zgjidhjet e gjelbra do të miratohen vetëm nëse janë ekonomikisht më tërheqëse. Dhe ky është misioni ynë i mëvonshëm për ta bërë hidrogjenin e gjelbër me kosto konkurruese me lëndët djegëse fosile”.
Me seli në Gjermani, kompania ka vendosur elektrolizuesit e saj të membranës së shkëmbimit të joneve në mbi 100 projekte në 33 vende. Teknologjia e kthen energjinë elektrike të rinovueshme në gaz hidrogjeni pa emetim.
I zhvilluar më shpejt dhe më lirë nga sa mendohej dikur, elektrolizeri AEM tashmë furnizon me karburant makinat dhe avionët, fuqizon industrinë dhe ngroh shtëpitë.
Gjeneratorët e hidrogjenit të Enapter kanë fituar së fundmi çmimin Earthshot të Princit William në kategorinë “Rregulloni Klimën tonë”.
Çfarë është hidrogjeni i gjelbër?
Pjesa më e madhe e hidrogjenit të planetit është ujë. I ashtuquajturi hidrogjen ‘i gjelbër’ është një mënyrë pa emetim për nxjerrjen e tij. Kjo nxjerrje mbështetet në energjinë e rinovueshme, e cila përdoret për të fuqizuar elektrolizën. Elektroliza është procesi kimik i nevojshëm për të ndarë atomet e hidrogjenit dhe oksigjenit në ujë.
Nxjerrja e hidrogjenit në këtë mënyrë është përballur me kritika, për shkak të efikasitetit të ulët dhe kostos së lartë. Megjithatë, Enapter thotë se Elektrolizeri i tyre AEM i zgjidh këto probleme dhe ofron një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë për të prodhuar energji të gjelbër, edhe në shtëpi.
Gjysma e ujit të përdorur për të larë një tualet mund të furnizojë një shtëpi për ditë të tëra
Enapter thotë se elektrolizuesi i saj përdor rreth 2.4 litra ujë për të gjeneruar mjaftueshëm hidrogjen për shtëpinë e një çifti për disa ditë.
Megjithatë, numri i saktë i ditëve varet nga kapaciteti i ruajtjes së energjisë. Kjo sasi uji është e barabartë me gjysmën e ujit që përdoret për të shpëlarë një tualet një herë (5 litra), dhe tetë herë më pak se konsumi i ujit të një lavastoviljeje (20 litra).
Çmimi Earthshot do të ndihmojë Enapter të fillojë prodhimin masiv.
Vendi i prodhimit, që kemi filluar të ndërtojmë gjashtë javë më parë, do të hyjë në prodhim masiv në fillim të vitit 2023”, thotë Vaitea.
Deri në vitin 2050, Enapter shpreson të prodhojë 10% të hidrogjenit në botë.