Vendosni fjalën kyçe....

‘Mega-Gjyqi’ dënon 70 anëtarë të klanit më të fuqishëm të Italisë, Ndrangheta


Një gjykatës italian ka dënuar 70 persona të lidhur me klanin mafioz më të fuqishëm të vendit – Ndrangheta, me disa dënime maksimale.

Gjyqi maratonë i mafias u mbajt gjatë fundjavës dhe pa 91 të pandehur që u gjykuan në një dhomë gjykate të konvertuar posaçërisht në qytetin kalabrez të Lamezia Terme.

Gjithsej 70 mafiozë u dënuan në gjyq, një nga më të mëdhenjtë në vend. Akuzat kundër të gjykuarve përfshinin trafik droge, vrasje, zhvatje, vjedhje dhe shpërdorim detyre.

Prokurori antimafia Nicola Gratteri, i cili ka jetuar nën mbrojtjen e policisë për më shumë se 30 vjet si rezultat i misionit të tij për të mposhtur klanin, u shpreh se dënimi ishte ‘i rëndësishëm’ dhe se ai nuk kishte ‘frikë nga asgjë dhe askush’.

Disa nga mafiozët e dënuar kishin zgjedhur një gjyq të shpejtë dhe privat për t’u shkurtuar burgimin me një të tretën nëse shpalleshin fajtorë. Rreth një e treta e grupit do qëndrojnë mbi 10 vjet pas hekurave.

Megjithatë, një pjesë e vogël e anëtarëve kryesorë të klanit u goditën me dënimin maksimal prej 20 vjetësh të kërkuar nga prokurorët. Pasquale Gallone, 62 vjeç, i cili ndihmoi në koordinimin e ecurisë trevjeçare të shefit të tij nga viti 2014, ishte një nga gangsterët që mori një dënim prej dy dekadash.

Dy vitet e ardhshme do të shohin 355 gangsterë të dyshuar dhe zyrtarë të korruptuar të përballen në bankën e të akuzuarve për përfshirjen e tyre me ‘Ndrangheta, një rrjet prej rreth 150 familjesh.

Klani, më i fuqishëm se grupi famëkeq sicilian Cosa Nostra, është një lojtar kryesor në trafikun e kokainës në Evropë, që thuhet se kontrollon rreth 80% të operacioneve të kontrabandës në kontinent.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani