Vendosni fjalën kyçe....

“Miqësia forcohet dita-ditës”- Rama pret në zyrë senatorët dhe kongresmenët amerikanë, u bën dhe dhurata (FOTOT)


Kryeministri Edi Rama ka pritur paraditen e sotme në zyrën e tij senatorë dhe kongresmenë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët ishin të shoqëruar nga ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim.

Rama ka publikuar disa foto nga ky takim, ku vihet re edhe një moment shkëmbimi dhuratash. Në shkrimin që shoqëron fotot, Rama shprehet se miqësia dhe partneriteti mes dy vendeve po forcohet dita ditës.

“Kryeministria – Me senatorë e kongresmenë nga Shtetet e Bashkuara, në një rrugë miqësie e partneriteti që forcohet dita-ditës.”- thuhet në postim.

Delegacioni me kongresmenët amerikanë mbërriti të dielën në vendin tonë. Pas takimit me kryeministrin, të tre kongresmenët, Elissa Slotkin, David Valadao dhe Jake LaTurner, do të vizitojnë edhe selinë e Partisë Demokratike dhe do bisedojnë me kryedemokratin Lulzim Basha.

Ambasadorja Kim tha një ditë më parë, se delegacioni amerikan ka ardhur në Shqipëri për diskutime të rëndësishme me udhëheqësit shqiptarë.