Mjeku i njohur Edvin Prifti, ka denoncuar vendimin e Gjykatës së Posaçme, për lënien në fuqi të sekuestros ndaj të ardhurave të tij në një proces që vijon prej disa muajsh.
Kirurgu shspjegon atë që ka ndodhur në seancën e sotme gjyqësore duke kundërshtuar vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme ndaj pasurisë së tij duke hedhur poshtë provat e paraqitura nga ekipi i tij mbrojtës.
Prifti thekson se ai ka faktuar me dokumente, se të ardhurat e tij që janë të bllokuara tani për tani, janë fituar në mënyrë të ligjshme jashtë dhe brenda vendit e për to ka paguar detyrimet ligjore e taksat. Megjithatë, vijon ai, gjykata nuk i ka marrë për bazë provat e dokumentet e paraqitura prej tij duke lënë në fuqi sekuestron.
Në fund të shkrimit, mjeku kritikon edhe personat e mediat që e kanë sulmuar pa u bazuar në fakte.
“Më thoni, të nderuar miq, ç’ndryshim ka kjo me inkuizicionin e Torquemadës, ndërsa më kane veshur petkun e “heretikut”? Asgjë, përveç 6 shekujve diferencë, qindra mijëra të djegurve në turrën e druve me pa të drejtë dhe mungesës së rrotës së torturës” – mbyll shkrimin mjeku Edvin Porifti.
Statusi i plotë në Facebook
“Gjykata e Posaçme ka frike te pranoje prova!
Ne çdo shoqeri njerezore, ne çdo sistem juridik, qe nga koha kur njerezit kuptuan se konfliktet mund te shmangen dhe shoqeria mund te paqetohet permes gjyqesise, gjykatat u bejne paleve nje pyetje, qe permbledh gjithe masen e detyres se tyre: “Zoteri, a keni prova per te mbeshtetur pretendimet tuaja?” Sot kuptuam se kete rregull nuk e njeh Gjykata e Posaçme, sepse provat I prishin komoditetin e vegjetimit, e detyrojne te marre vendime. Por ka frike te marre vendime, perveçse kur ia kerkon prokurori, “garanti” I komoditetit te saj.
Kete ndodhi e perjetova sot, kur u shqyrtua kerkesa ime per heqjen e sekuestros preventive, per nje shume prej rreth 72 milion lekesh, vendosur nga e njejta gjykate, ne maj te ketij viti. Gjykata nuk pati frike, kur pa asnje prove pranoi pretendimin e akuzes se kjo shume, e depozituar cash ne llogarite e mia, kishte origjine te dyshimte. Ku I gjete ti zoteri parate ne cash? Kjo ishte çeshtja qe shtrohej ne maj.
Sot u perpoqa te tregoja se ku I gjeta, sa punova, sa sakrifica ne cerek shekulli dhe sa taksa pagova! Per mese 4 muaj, avokate ne Itali dhe auditues te pavarur ne Shqiperi, mblodhen dokumentacionin ligjor per te ardhurat e mia nder vite. Raporti I auditit ligjor dhe kontabel se bashku me gjithe dokumentacionin mbeshtetes, iu paraqit Gjykates se Posaçme, duke i kerkuar te bente gjene me te thjeshte, me ligjore dhe me logjike: te urdheronte te gjitha verifikimet e nevojshme, qofte edhe nje audtim te ri dhe mbi kete baze te shqyrtonte mundesine e heqjes se sekuestros sipas ligjit.
Ndersa palet paraqiten versionet e tyre, gjykata pyeti palen mbrojtese: cilat jane provat qe deshironi te shqyrtohen? Deshiroj te sqaroj opinionin publik se kerkeses sime I ishte bashkelidhur nje dosje me qindra faqe prova, ne fotokopje te noterizuar e dorezuar ne kete gjykate mese dy jave me pare. Ky fakt evidentohej edhe ne kerkesen e avokatit, pasi ne fund te saj theksohej se kishte dokumente provuese bashkelidhur. Gjeja e pare qe te shkon ndermend eshte se gjykata nuk I lexon kerkesat e pales se akuzuar dhe ky eshte nje fakt shume i rende, sepse cenon besimin e saj tek publiku.
Seanca u nderpre qe gjykata “te gjente” provat te cilat mund te “ishin harruar” ne sekretari dy jave me pare. Gjykata u rikthye se bashku me provat dokumentare qe provonin se, ne 28 vite pune, une kisha arketuar te pakten 195 milion leke (te ardhura te krijuara jashte vendit, per 11 vjet dhe te ardhura te krijuara nga puna ne struktura private private ne Shqiperi, kosove dhe gjetiu, prej 16 vitesh), pra, gati 3-fishin e atyre qe u sekuestruan si te pajustifikuara nga burime te ligjshme. Me ne fund “u gjeten” edhe pse pergjegjesia qe ke ndaj jetes dhe dinjitetit te tjetrit u demonstruan qartazi se nga anonin. Ne perfundim, gjykata vendosi qe te na ktheje te gjitha provat qe kerkoi, duke mos marre asnje pergjegjesi per sekuestron e vendosur prej saj. “Jemi ne hetime paraprake, paraqitini ne prokurori!” Po sekuestron nuk e vendosi prokuroria zonje e nderuar, e vendoset ju. Ligjvenesi jep garanci kur cenohet liria dhe prona, kerkon vendim nga gjykata. Pse prokurori nuk e vendosi sekuestron, por trokiti ne deren tuaj? Sepse garant I qytetarit eshte gjykata, nuk eshte prokurori! Nje gje kaq elementare Gjykata e Posaçme nuk e kupton ose ben sikur nuk e kupton!
Une siguroj gjithkend, si ata qe me vleresojne, ashtu edhe ata qe kane kritika ndaj meje, se cdo te ardhur qe une kam patur dhe kam eshte siguruar duke respektuar ligjin, kudo ku kam punuar. Eshte skandal qe kjo gjykate nuk ka kurajon te jape asnje garanci se eshte vertet nje gjykate e pavarur. Tregoi se eshte peng I prokurorise dhe se vendimi I saj absurd eshte teresisht i paragjykuar.
Nuk do kisha shkruar kurre per kete ceshtje, por pa dale nga seanca shikoja lajmin e shperndare nga gjykatat neper portalet duke njollosur per te saten here emrin tim. Individe qe shkruajne dhe anatemojne pa ditur te verteten, e verteta qe e kishim cuar ne gjykate per ta zbuluar lakuriq por qe gjykata na u pergjigj qe nuk e desheronte nje gje te tille perkundrazi nuk ishte aspak e interesuar. E ndjeva per detyre edhe ndaj atyre qe me shajne dhe hedhin balte per te treguar qe cdo e ardhur e imja rezulton vetem nga puna e ndershme qofte edhe ne strukturat private brenda dhe jashte vendit e demonstruar pikerisht nga nje auditim i pavarut ligjor dhe kontabel qe ju eshte bere!
Me thoni, te nderuar miq, ç’ndryshim ka kjo me inkuizicionin e Torquemades, ndersa me kane veshur petkun e “heretikut”? Asgje, perveç 6 shekujve diference, qindra mijera te djegurve ne turren e druve me pa te drejte dhe mungeses se rrotes se tortures.”