Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka folur sot në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave për rastet e fundit të ngacmimeve seksuale që janë denoncuar në medie, dhe u ndal në shërbimin psiko-social në shkolla.
Kushi tha se vetëm vitin e fundit janë dyfishuar punonjësit e shërbimit psiko-social në shkolla.
“Problematikat që ngritët nisur edhe nga rastet e abuzimeve. Unë edhe sot, përpara xse të vija këtu zhvillova një takim me të gjithë koordinatorët të punonjësve të shërbimit social në të gjitha bashkitë e vendit. Edhe të premten gjithashtu kam zhvilluar takime të gjithë drejtuesit e shkollave pikërisht për t’i dhënë më shumë vëmendje shërbimit psiko-social në shkolla.
Është bërë një punë shumë e madhe në këto vite vetëm për ta dyfishuar numrin e punonjësve të shërbimit social. Është rritur vita pas viti, vetëm vitin e kaluar e kemi dyfishuar, për t;’I trajnuar në mënyrë që të ofrojnë shërbime sa më cilësore.
Për fat të keq ngjarjet e fundit na kanë tronditur të gjithëve, por shërbimi psiko-social është në krye të detyrës dhe në rastet që janë bërë mediatike, kanë qenë pikërisht ata që kanë identifikuar rastin ose kanë ndihmuar në trajtimin dhe referimin e rastit në organet kopetente.
Jemi të vetëdijshëm që ky shërbim duhet të forcohet sa më shumë dhe pikërisht po i ndërmarrim këto hapa që sapo përmenda.”– deklaroi Kushi.