Një autobus është shkatërruar pasi është rrëmbyer dhe i është vënë flaka në Irlandën e Veriut.
Incidenti ndodhi të dielën në orën 19:45 pranë Valley Leisure Center në Newtownabbey, në Rrugën e Kishës.
Policia tha se katër burra hipën në autobus, urdhëruan pasagjerët dhe shoferin të zbrisnin dhe më pas i vunë flakën.
Për fat të mirë askush nuk u lëndua nga incidenti.
Kjo është hera e dytë brenda një jave që një autobus rrëmbehet dhe digjet në Irlandën e Veriut. Edhe mëngjesin e së hënës së kaluar dy burra të armatosur, të maskuar hipën në një autobus dhe urdhëruan shoferin të largohej e më pas i vunë flakën.
Pas incidentit të fundit, ministrja e Infrastrukturës, Nichola Mallon tha se ishte “e turpshme dhe e neveritshme” që punëtorët e transportit publik ishin vënë sërish në shënjestër.
“Autobusët Translink janë pasuri publike. Pa to njerëzit nuk mund të shkojnë dhe të kthehen në punë, as në shkollë, as në spital. Shoferët tanë të autobusëve janë njerëz të klasës punëtore që meritojnë të jenë të sigurt në punët e tyre.”- përsëriti ajo, citon BBC.
Ministrja shtoi që “njerëzit që përdorin transportin publik gjithashtu meritojnë të ndihen të sigurt”.