Vendosni fjalën kyçe....

Rama-deputetëve të PD-së: S’keni asnjë lidhje me të djathtën, jemi këtu për t’ju dhënë pak dashuri


Kryeministri Rama ironizoi deputetët e PD-së gjatë seancës në Kuvend.

Po kështu ai e quajti PD-në një forcë politike as e majtë dhe as e djathtë ndërsa iu drejtua deputetëve duke thënë se ndodhet në Kuvend si përfaqësues i shumicës e për t’ju dhënë pak dashuri.

Kreu i qeverisë tha se borxhi ishte i domosdoshëm për të përballuar dy krizat me të cilat është përballur vendi, tërmetin e 26 nëntorit 2019 e pandeminë në zhvillim.

Sipas Ramës, eurobondi do ndihmojë në rritjen e ekonomisë ndërsa tha se garancia që jep qeveria ka bërë që marrja e borxhit të jetë e lehtë dhe me interes të ulët.

“Fol vetë, qesh vetë e keni si linjë partie ju. Ju i thoni vetes së djathtë për inerci, po nuk keni asnjë lidhgje me të djathtën. Me të majtën jo e jo. Megjithatë ju ju kemi, se ju kanë zgjedhur të tjerët dhe s’kemi çfarë të bëjmë veçse t’iu përqafojmë për t’iu dhënë pak dashuri.” – tha ndër të tjera Rama.