Vendosni fjalën kyçe....

Zbuten ritmet e rritjes së çmimeve në tetor, inflacioni 2.4%


Ritmet e rritjes së çmimeve u ngadalësuan në muajin tetor teksa inflacioni shënoi rritje me 2.5 për qind, nga 2.4 që ishte rritja në muajin shtator.

Megjithatë ndryshimi i çmimeve në tetor është më i lartë se vjet në të njëjtin muaj ku ndryshimi vjetor i çmimeve ishte 1.6 për qind.

Teksa në shumicën e vendeve Europiane rritja e çmimeve ka qenë më e lartë se objektivat e Bankave Qendrore, në Shqipëri treguesi mbetet ende poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë 3%.

Rritja e çmimeve po nxitet nga kërkesa e lartë pas pandemisë dhe rritja e çmimeve në tregjet e importit.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Tetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,33 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,36 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,24 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,09 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,06 pikë. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me -0,03 pikë.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore:

Krahasuar me muajin Tetor 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 6,8 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,9 %, “Komunikimi” me 3,2 %, “Argëtim dhe kulturë” me 2,7 %, “Veshje dhe këpucë” me 2,2 %, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,9 % secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,2 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Shëndeti” me 0,8 % secili, “Shërbimi arsimor” me 0,4 %. Ndërsa, grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u ul me 0,4 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyra” u rritën me 7,7 %, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 6,9 %, “bukë dhe drithëra” me 5,8 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 4,7 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 3,5 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,3 %, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore:

Krahasuar me muajin Shtator 2021, çmimet e grupit “Transporti” u rritën me 1,8 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,4 % secili, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3 % secili dhe “Komunikimi” me 0,2 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” u ulën me 0,4 %, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,1 % secili.

Banka e Shqipërisë i cili është institucioni që ka për objektiv kryesor stabilitetin e çmimeve në vend në analizën e saj e ka vlerësuar kalimtare rritjen e çmimeve, duke konsideruar rikthimin në normalitet gjatë vitit 2022.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor