Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet shefi i Urbanistikës në Bashkinë e Vlorës


Foto ilustruese

Arrestohet shefi i Urbanistikës në Bashkinë e Vlorës. Sipas “News 24” përgjegjësi i zyrës së Urbanistikës në Vlorë Rubin Hekurani si dhe specialisti i kësaj zyre në bashkinë e Vlorës Klaudio Mehmetaj, janë arrestuar nga policia. Po ashtu dyshohet se ka edhe zyrtarë të tjerë të arrestuar, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur.

Sipas informacioneve paraprake, shefi i Urbanistikës akuzohet për “shpërdorim detyre” pasi dyshohet se ka abuzuar me një leje ndërtimi në rrugën Transballkanike.

I arrestuar është edhe biznesmeni Parid Kalus, pronari i cili po kryente ndërtimin i cili në bashkëpunim me dy punonjësit e bashkisë kanë falsifikuar dokumentet për ndërtimin.

Bëhet fjalë për lejen e ndërtimit dhe të veprimtarisë së një lokali në katin e parë të një pallati në rrugën Transballkanike.

Për këtë lokal, zyrtarët e arrestuar kanë dhënë lejen e ndërtimit të një shtese të tij, më konkretisht tendën që shihet në foton e publikuar më poshtë.