Vendosni fjalën kyçe....

Drejtori i policisë njofton rritje page për policët që punojnë larg banesës: 50% shtesë


Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, njoftoi sot se rreth 1200 punonjës policie që punojnë larg qendrës së banimit do kenë një shtesë page duke nisur nga janari i vitit 2022.

Sipas tij, ata do marrin një shtesë prej 50% të pagës që kanë tani.

Ai e bëri premtimin gjatë prezantimit të projektbuxhetit të vitit 2022 për Policinë e Shtetit.

“Me buxhetin e vitit 2022, shpenzimet e personelit rriten me 200 milionë lekë, trajtim me paga e shtesë mbi pagë, pagesën e punës në orët e natës, mbi kohë e punës, trajtim të vecantë për 1179 punonjës policie që punojnë jashtë qendrës së banimit nga janari i vitit 2022 do marrin shtesë 50 % të pagës aktuale.  Për herë të parë këtë shtesë e përfitojnë edhe punonjësit që kanë gradën inspektorë.” – tha ndër të tjera Nano.