Vendosni fjalën kyçe....

“Kina do e marrë bazën e rëndësishme ajrore të Bagramit në Afganistan” – Paralajmërimi i Donald Trump


Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se Kina do të fillojë të përdorë bazën ajrore të Bagramit në Afganistan.

Trupat amerikane u larguan nga baza këtë vit si pjesë e tërheqjes së tyre të plotë nga vendi.

“Ne duhet ta kishim mbajtur Bagramin sepse është pranë Kinës”, tha Trump për Fox News.

“Dhe është një orë larg nga objekti i tyre bërthamor, dhe ne hoqëm dorë edhe nga kjo. Tani Kina do e marrë Bagramin, sipas mendimit tim.” – shtoi ai.

Ish-presidenti kritikoi edhe një herë tërheqjen ‘e turpshme’ të forcave amerikane, për të cilën ai tha se ishte ‘në të vërtetë një dorëzim’.

Trump ka argumentuar në të kaluarën se ishte gabim të largoheshin forcat amerikane nga fusha ajrore e Bagramit, dikur baza më e madhe ushtarake amerikane në Afganistan.

Në shtator, US News & World Report citoi një burim që thoshte se Pekini ka studiuar mundësinë e dërgimit të trupave dhe stafit të programit të investimeve të huaja në Bagram.

Raporte të tjera të paverifikuara pohuan se aeroplanë të huaj, ndoshta kinezë, po uleshin në Bagram pasi amerikanët ishin larguar.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin, mohoi raportet e mediave se talibanët mund t’ia dorëzonin bazën ajrore Kinës.

“Ky është thjesht një lajm i rremë.” – tha ai në atë kohë.