Vendosni fjalën kyçe....

Meta pret Grenellin në Presidencë: Kënaqësi ta kem në zyrën time


Presidenti i vendit Ilir Meta ka pritur sot në një takim ish-të dërguarin e presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Pas këtij takimi, Meta shprehet se ishte kënaqësi për të të priste Grenellin në zyrën e tij.

“Është gjithmonë kënaqësi të kesh Richard Grenell në Shqipëri dhe në zyrën time. Angazhimi i tij në mbështetje të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, vlerësohet shumë.”- shkruan Meta në një postim në Twitter.