Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se shtëpitë e financuara nga fondacioni i tij në Thumanë janë drejt fundit e do u dorëzohen familjeve në datën 24 nëntor.
Ai shkruan në Facebook se pallatet kanë përfunduar ndërkohë që po bëhen rregullimet e fundit në mjediset e jashtme.
“Më 24 të këtij muaji dorëzohen shtëpitë per familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë. Jemi pranë fundit! Shtëpitë kanë përfunduar, tani po bëjmë rregullimin e jashtëm, shëtitoret, trotuaret, hapêsirat e gjelbërta dhe mbjelljen e drujve dekorativ etj. Financimi i projektit (mbi 1.250.000) është realizuar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”. Gjej rastin të falënderoj familjaret e mi, bashkëpunëtorët, koperuesit dhe të gjithë ata që morën pjesë në punimet për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme humanitare.” – shkruan Pacolli.