Richard Grenell ka hedhur poshtë pretendimet se ai paguhet nga qeveria serbe për të lobuar për interesat e Serbisë.
Ai i pëgjigjet një komentuesi në Twitter, i cili shkruan se qeveria e Serbisë po e paguan për të lobuar.
“Do të ishte e rëndësishme nëse do ishte e vërtetë. Por është një lajm krejtësisht i rremë. Ajo që është me të vërtetë patetike është që ju e quani veten ‘gazetar’ dhe shpërndani një histori pa e kontrolluar as akuzën. Ky quhet thashethem e jo gazetari. Të gjithë tani duhet të supozojnë se të gjitha historitë tuaja janë të rreme.” – shkruan Grenell.
Analisti politik Dusan Janjiç tha ditën e djeshme se ish-përfaqësuesi special i Donald Trump për dialogun Serbi-Kosvovë, Richard Grenell me 100 mijë euro në muaj për të lobuar për interesat e Beogradit.