Vendosni fjalën kyçe....

PD braktis përsëri mbledhjen e Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Xhixho e vetmja nga opozita e pranishme


Partia Demokratike ka braktisur përsëri mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve.

Kjo është hera e dytë që Partia Demokratike nuk paraqitet në Këshillin e Legjislacionit ku sot do të diskutohet për ndryshimet e propozuara nga PS-së lidhur me zgjatjen e afateve të Vetingut.

Nga opozita në sallë është paraqitur vetëm deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho.

Kujtojmë se edhe në mbledhjen e javës së kaluar, zonja Xhixho ishte e vetmja nga përfaqësuesit e opozitës që ka qëndruar e pranishme në sallë.

Kujtojmë se maxhoranca dhe opozita kanë pasur mosdakordësi, pasi kjo e fundit ka kërkuar që mos diskutohen veç e veç propozimet e PS-së oër zgjatjen e afateve të Vettingut dhe ato të PD-së për ndryshimet kushtetuese.