Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit kundër vaksinimit e Green Pass rrethojnë parlamentin e Zelandës së Re (Videot)


 

Një turmë e madhe protestuesish shkuan në parlamentin kombëtar të Zelandës së Re për të kërkuar fundin e bllokimeve dhe ndalimin e vaksinimit të detyrueshëm, të vendosur nga qeveria, me përleshje që thuhet se shpërthyen midis demonstruesve dhe policisë, si dhe gazetarëve.

Rreth 3,000 njerëz u shfaqën në Wellington herët të martën për të protestuar ndaj politikave të qeverisë për Covid-19, raportuan mediat vendase, me turmën që nisi marshimin e sajnga sheshi qendror drejt ndërtesës së Parlamentit, e njohur zakonisht si ‘Kosherja e bletëve’ për shkak të formës së saj.

Madhësia e demonstratës u kap në videot që qarkullonin në mediat sociale, duke treguar një ‘det’ protestuesish, shumë që ngrinin pankarta dhe thërrisnin slogane si ‘Liri’ dhe ‘Zelandezët nuk janë minj laboratori’, duke denoncuar vaksinimin e detyrueshëm dhe bllokimet e shumta.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Trevor Mallard, tha se demonstrata masive në Wellington shkaktoi reagimin më të madh të sigurisë në parlament që kur ai u zgjodh për herë të parë në 1984, ndërsa kryeministrja Jacinda Ardern tha se veprimi ‘nuk ishte përfaqësues i shumicës së madhe të Zelandës së Re’.