Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se ndryshimet në Policinë e Shtetit do të vazhdojnë dhe se kush nuk është në lartësinë e duhur do të largohet nga detyra.
“Dua të bëj një vlerësim tjetër, ka rritje të cilësisë së punës të SHÇBA-ve. Kam besim se puna e bërë sidomos në periudhën e fundit dhe rezultatet e arritura dhe mesazhi i dhënë se këtu nuk ka të paprekshëm dhe se këtu gjithkush që shkel unifromës përballet me ligjm. Kështu na e bëjnë të ardhmen e afërt shumë inkurajuese.
Kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme në Policinë e Shtetit dhe do vazhdojnë të ndodhin sepse askush nuk do qëndrojë në një detyrë të lartë nëse nuk është në lartësinë e detyrës.”– janë fjalët e kryeministrit.
Këto deklarata ai i bëri ndërsa po prezantonte Buxhetin e vitit 2022 për Ministrinë e Brendshme.