Vendosni fjalën kyçe....

Rezultatet e provës për çelikun e përdorur në anijet e marinës amerikane u ‘falsifikuan‘ për dekada


Një ish-metalurge në një kombinat çeliku në shtetin e Uashingtonit që prodhonte çelik të përdorur në nëndetëset e Marinës së SHBA-së, ka pranuar se falsifikuar rezultatet e testeve të forcës dhe qëndrueshmërisë në metal për më shumë se tre dekada.

Elaine Marie Thomas, 67 vjeç, u deklarua fajtore për mashtrimin në një gjykatë në Tacoma të hënën. Thomas ishte drejtore e metalurgjisë në një shkritore në qytet që siguronte derdhje çeliku të përdorura nga kontraktorët e marinës ‘Electric Boat’ dhe ‘Newport News Shipbuilding’ për të prodhuar material për nëndetëset.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, testet duhet të provonin se çeliku do të qëndronte pa u shkatëërruar në një përplasje ose gjatë disa ‘skenarëve të kohës së luftës’. Ndërsa nuk kishte asnjë informacion nëse ndonjë nëndetëse kishte dështuar për shkak të kësa, autoritetet thanë se Marina kishte paguar kosto shtesë dhe shpenzime të lidhura me mirëmbajtjen për të siguruar që anijet ishin në formën e duhur.

Megjithëse qeveria nuk zbuloi se cilat nëndetëse u prekën, kontraktorët kanë ndërtuar bashkërisht nëndetëset e klasit Virginia për rreth dy dekada. Në një deklaratë për gjykatën, avokati i Thomas vuri në dukje se ‘testimi i qeverisë nuk sugjeron që integriteti strukturor i ndonjë nëndetëseje në fakt ishte komprometuar’.

Në marrëveshjen e saj për pranimin e fajësisë, Thomas i tha gjykatës se ajo falsifikoi rezultatet e provës për të paktën 240 prodhime çeliku midis 1985 dhe 2017 – afërsisht gjysma e çelikut që shkritorja i furnizoi Marinës. Avokati i saj tha se Thomas me të vërtetë ‘i ra shkurt’, por ‘asnjëherë nuk synoi të rrezikonte integritetin e ndonjë materiali’.

Në vitin 2017, një metalurg që po përgatitej për të zëvendësuar Thomas vuri re rezultatet e dyshimta të testimit dhe njoftoi kompaninë mëmë të shkritores, ‘Bradken Inc’. Firma me bazë në Kansas City e pushoi atë dhe ia zbuloi Marinës të dhënat e falsifikuara, por sugjeroi se mospërputhjet nuk ishin rezultat i mashtrimit. Prokurorët thanë se kjo ndikoi në përpjekjet e Marinës për të hetuar shtrirjen e problemit dhe për të adresuar rreziqet e mundshme për personelin.

Departamenti i Drejtësisë tha se kur hetuesit u përballën me rezultatet mashtruese, Thomas pranoi se kishte dhënë nota kaluese në disa teste sepse mendonte se kërkesat e marinës për testimin e temperaturës ishin ‘idiotësi’.

Thomas, e cila përballet me deri në 10 vjet burg dhe një gjobë prej 1 milion dollarësh kur të dënohet në shkurt, me sa duket nuk ishte ‘e motivuar nga lakmia apo ndonjë dëshirë për pasurim personal’, tha avokati i saj, duke shtuar se asaj ‘i vinte keq që nuk e bëri detyrën si duhet’.