Vendosni fjalën kyçe....

“Vaksinimi është një akt dashurie” – Rama e nis ditën me mesazhin e aktorit Robert Ndrenika


Kryeministri Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen duke publikuar mesazhin e aktorit të njohur shqiptar, Robert Ndrenika.

Ky i fundit shkruan se vaksinimi është një akt dashurie mes familjarëve për të jetuar sa më gjatë pranë njëri-tjetrit.

Ditët e fundit, kreu i qeverisë ka bërë thirrje vazhdimisht për vaksinim ndërsa ka lënë të hapur mundësinë e vendosjes së certifikatës së vaksinimit për personat që duan të futen në bare e restorante apo vende të tjera publike.