Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 5 persona në Tiranë, shpallen në kërkim tre të tjerë


Pesë persona janë arrestuar së fundmi në Tiranë, tre janë proceduar penalisht ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale si dokumente të falsifikuara si dhe ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit.

Njoftimi

“DVP TiranëFinalizohet operacioni policor i koduar “Morina”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kalimit të paligjshëm të kufirit dhe falsifikimit të dokumenteve.Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr.1 në bashkëpunim me PKK Morinë, nën drejtimin e Prokurorisë.

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, procedohen 3 dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.Sekuestrohen fleta analizash të dyshuara të falsifikuara, një automjet dhe 5 aparat celular.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, si rezultat e një pune disa javore shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 në bashkëpunim me PKK Morinë, nën drejtimin e Prokurorisë kanë organizuar dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Morina”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:B. Gj, 54 vjeç, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”;M. S., 40 vjeçe, I. K., 24 vjeç, K. P., 23 vjeç, për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”;B. K, 36 vjeç, për veprat penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikim i dokumentave”.

U proceduan në gjendje të lirë shtetasit F. D, 40 vjeç, G. S, 16 vjeç dhe I. S, 15 vjeçe, për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”.Si dhe u shpallën në kërkim I. D., 40 vjeç, O. Sh, 38 vjeç dhe A. E., 23 vjeç, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Shetasit M. S, I. K, K. P, F. D, G. S dhe I. S, janë kapur në flagrancë në mjetin fugon i cili drejtohej nga shtetasi B. Gj,  në pikën kufitare  të Morinës me analiza laboratorike të cilat dyshohen se janë  të falsifikuara  me qëllim kalimin për në Kosovë dhe më pas me destinacion vendet e BE-së.

Ndërsa shtetasit B. Gj, I. D, O. Sh, A. E dhe B. K, dyshohet se kanë  dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetasve të lartpërmendur. Gjithashtu, shtetasi B. K, ka kryer dhe falsifikimin e analizave të laboratorike  të PCR-së, duke i bërë në një pikë interneti.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.”