Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në një deklaratë për shtyp nga selia blu ka deklaruar se Berisha nuk ka arritur të mbledhë as ¼ e firmave të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar.
Sipas Bardhit, ish-kryeministri ka shkelur statutin e partisë dhe ka luajtur blof me demokratët.
“Pas 30 vitesh në PD, Sali Berisha i di shumë mirë rregullat si funksionon PD. Ajo që tha sot s’ka lidhje me statutin e PD dhe funksionimin demokratik të PD. U provua qartësisht se Sali Berisha ka luajtur një blof të madh me demokratët. Ai nuk ka mundur të mbledhë ¼ për të vendosur në lëvizje procedurën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Sepse ai e di mjaft mirë se nëse mblidhet ajo shumë kur dorëzohen firmat.
Ajo që pamë sot është tallje e madhe për demokratët. PD është një institucion. Funksionon mbi bazën e statutit të PD dhe është fyerje e rëndë për çdo demokrat të pretendohet se mbahen sekret anëtarët e Kuvendit Kombëtar nga anëtarët e PD. Nuk ka fyerje më të madhe për demokratët, për të thënë se anëtarët janë sekret. Apeli im është i qartë. Cilido që kërkon funksionimin demokratik të PD, do të duhet të ndjekë procedurën sipas situatat të partisë. Demokratët e dinë procedurën, Sali Berisha e di edhe më mirë se një demokrat i thjeshtë procedurën e mbledhjen e institucioneve”- tha Bardhi.
Më tej numri i dy i PD-së tha se nuk do ketë Kuvend pasi nuk janë firmat e nevojshme të mbledhura dhe procedura nuk është respektuar duke përmendur kyçjen e formularëve në zyrën e Edi Palokës.
“Para një muaji u tha që u mblodhën 80% e firmave, më pas u thanë 90%, më pas u tha 110 %, ndërsa sot deklaruan se janë mbledhur 60%. Kjo tregon që ka qenë një blof dhe nuk është arritur mbledhja e ¼ e delegatëve për mbledhjen e Kuvendit. Nuk ka kuvend. Nuk ka! Ju e dini si është procedura për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Kuvendi Kombëtar ka më shumë se 7 mijë anëtarë të tij dhe duhet për mbledhjen e Kuvendit duhet të mblidhet ¼ e më pas vijoj procesi deri në thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Ndaj statuti ka procedura një muaj kohë për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Procedura nuk zhvillohet duke mbyllur në kasafortë firmën e tyre”- deklaroi Bardhi.
Brdhi tha se demokratët nuk mund të mbyllen në kasafortë. Gjithashtu numri dy i demokratëve, theksoi se kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, të cilit firmat i kanë mbërritur në zyrë nuk ka asnjë lidhje me këtë proces.
Kryetari i këshillit Kombëtar nuk ka asnjë lidhje me këtë procedurë. Berisha e njeh mirë statutin, ajo që është bërë sot nuk ka asnjë lidhje. Unë mbledh firmat vetë, i verifikoj vetë, votoj vetë dhe i numëroj vetë na kujton kohën e atij që demokratët e rrëzuar para 30 vitesh,” -tha Bardhi/Hashtag.al