Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Nëse vërtetohen firmat nis procedura për mbledhjen e Kuvendit


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi pranoi se nëse vërtetohen që firmat e mbledhura janë anëtarë të Kuvendit dhe plotësojnë ¼ e procedurës atëherë do mblidhet Kuvendi.

Nëse janë anëtarë të Kuvendit Kombëtar të PD, nëse janë ¼ nis procedura për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Por nuk mund ti thuash demokratëve unë do mbledh Kuvendin Kombëtar, me emrat tuaj të mbyllur në kasafortë dhe meqenëse unë thërras Kuvendin Kombëtar, unë mbledh firmat dhe shpall rezultatin. Kjo është tollovi, është tallje me demokratët. Ajo që kemi parë sot ka qenë një blof i madh, sepse ¼ e firmave që janë të nevojshme për nisjen e procedurës për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, nuk ka qenë i mundur të sigurohet”-deklaroi Bardhi në emisionin “Opinion”.