Vendosni fjalën kyçe....

BE-së do i kushtojë 470 miliardë euro në vit axhenda e saj për “shndërrimin e gjelbër”


Evropa ka nevojë për më shumë se gjysmë trilion dollarë amerikanë në vit në investime shtesë për të arritur objektivin klimatik për zvogëlimin e çlirimeve të karbonit deri në vitin 2030.

“Për të përmbushur objektivat klimatike të BE-së për vitin 2030, do të kërkohen investime shtesë prej mbi 470 miliardë euro në vit,” tha të hënën kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke folur në një konferencë për BE-në.

Ajo vuri në dukje se për të grumbulluar një nivel të tillë investimesh, BE-ja do të duhet të përfshijë burime publike, private, ndërevropiane dhe ndërkombëtare.

Zyrtarja deklaroi gjithashtu se 30% e fondit të rimëkëmbjes së pandemisë do të përdoret për të mbështetur ‘shndërrimin e gjelbër’ të bllokut, ndërsa 20% të tjerë të të gjitha fondeve të rimëkëmbjes pas pandemisë së BE-së do të drejtohen për të stimuluar inovacionin dhe dixhitalizimin e ekonomisë dhe shoqërisë evropiane.