Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Bardhi të shkojë të verifikojë firmat, Kuvendi do mblidhet në transparencë të plotë


Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratës së Gazement Bardhi se po mbahen të kyçura formularët dhe po i fshihen strukturave më të larta të PD-së.

Berisha tha se Bardhi mund të shkojë të verifikojë formularët duke shtuar se Kuvendi do mblidhet në transparencë.

Të shkojë zoti Bardhi, të shkojë dhe të verifikojë çfarë të dojë. Transparencë po, vendimmarrje jo. Vendimmarrja është e atyre burrave dhe grave që kanë firmosur, që kanë marr përgjegjësinë historike para shqiptarëve për një akt madhor. Do mblidhet me transparencë të plotë. Këtyre zotërinjve që kanë firmosur, grupi i tyre do i pajisë të gjithë me mandate. Por me mandate do pajisen të gjithë delegatët e kuvendit. Kur flet anëtarësia, përfaqësia është vetëm anëtarësi”-deklaroi Berisha