Sali Berisha në një konferencë për shtyp ditën e sotme lajmëroi se synon që të jetë kryeministër i ardhshëm.
Berisha prezantoi Floriana Garon si zëdhënësen e Foltores.
“Dua të sjell para jush dokumentin më të rëndësishëm në historinë e pluralizmit shqiptar pas rrëzimit të komunizmit. Drejtoresha e komunikimit të kësaj nisme historike, që ka synim vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, fitoren e PD dhe rikthimin e Sali Berishës si kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë.
Paraqes Floriana Garon, të cilën e njihni si gazetare të njohur suksesi në botën televizive shqiptare. Një studente e shkëlqyer dhe një konkurrente e suksesshme në garat e bukurisë në moshën e vet.
Sot Floriana është bashkuar me këtë lëvizje, me qëllimin më fisnik, për të dhënë më të mirën për suksesin e saj,” tha Berisha.