Vendosni fjalën kyçe....

Berisha reagon ndaj Ambasadores Kim: Nëse ke prova çoji në Gjykatën e Parisit. Kafe të pijë në livadhet e qeverisë


Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp | Foto: LSA

Sali Berisha nga konferenca për shtyp ku ka paraqitur firmat e mbledhura për Kuvendin Kombëtar i është përgjigjur edhe deklaratave të sotme të Ambasadores Amerikane Yuri Kim.

Berisha thotë se nëse ambasadorja ka prova apo fakte kundër tij duhet t’i dërgojë në Gjykatën e Parisit

Nuk janë më të pakta përgëzimet që marr për këtë nismë nga përfaqësues zyrtarë të vendeve mike jo vetëm në Europë por dhe Amerikë, pra për të mbyllur këtë problem zonjës dhe cilido tjetër që ka një provë dhe fakt të vetëm e ftoj të mi dërgojë pranë Gjykatës në Paris. Shpreha mirënjohjen se miq të vendeve dhe personalitete të shquara amerikane nuk pranojnë nuk binden dhe madje e marrin si hakmarrje politike deklaratën se kemi prova por nuk I themi. Kjo ka marrë fund, ke prova, coji pranë gjykatës deklaroi Berisha.

Gjithashtu Berisha nuk nguroi t’i përgjigjej Ambasadores edhe për çështjen e pirjes së kafes me të duke thënë shkurtimisht: “ajo le të vazhdojë të pijë kafe në livadhet e qeverisë”.