Deputetë dhe ish-deputetë të cilët kanë dalë në mbështetje të Sali Berishës kanë shkuar në Partinë Demokratike për të dorëzuar 4200 firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.
Klevis Balliu, Albana Vokshi, Flamur Noka, Aldo Bumçi dhe Edmond Spaho janë futur në këto momente brenda ambienteve të selisë blu.
Ata do të dorëzojnë formularët në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka.
Sali Berisha që ka iniciuar mbledhjen e formularve dhe ka mbledhur firmat për thirrjen e Kuvendit nuk ka shkruar në PD.
Kuvendi është vendosur më 11 dhjetor, ndonëse lideri i PD-së Lulzim Basha nuk e ka pranuar dhe ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë Kuvend anti-amerikan