Vendosni fjalën kyçe....

Kokalari reagon ndaj Kim: Nëse Ambasadorja ka prova kundër Berishës duhet t’i dorëzojë në Kongresin amerikan


Aktivistja shqiptare e angazhuar me Partinë Republikane në SHBA, Evi Kokalari ka reaguar për Syri.net pas deklaratës së Ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim lidhur me provat që ka Departamenti Amerikan i Shtetit për Sali Berishën.

Kokalari thotë që nëse Ambasadorja ka prova duhet të shkojë në Kongres që t’i dorëzojë.

Sipas saj, kongresmeni Lee Zeldin i ka kërkuar Sekretarit Blinken prova për shpalljen non grata të Berishës.

“Nëse ambasadorja Kim thotë se ka prova, atëherë ajo duhet të shkojë në Kongres dhe t’u japë atyre ato prova. Kongresmeni Lee Zeldin ka kërkuar t’i shohë ato prova, dhe deri më tani Sekretari Blinken nuk ka qenë në gjendje t’i japë këto prova. Yuri Kim-it duhet t’i kërkohet nga Kongresi që të tregojë këto prova për të cilat ajo flet”-thotë Kokalari për Syri.net.