Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri i Holandës Rutte mbërrin për vizitë në Tiranë, Rama e pret në shkallët e Kryeministrisë


Kryeministri i Holandës Mark Rutte ka mbërritur në Tiranë për një vizitë zyrtare. Ai është pritur në shkallët e kryeministrisë nga kreu i qeverisë Rama.

Pas ekzekutimit të himneve kombëtare, Rutte është përshëndetur shkurtimisht me disa ministra e zyrtarë të qeverisë që kishin dalë ta prisnin e më pas është futur brenda godinës.

Holanda ka qenë një nga vendet që ka kërkuar shtyrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes BE-së e Shqipërisë.

Qeveria e Rutte ka përmendur krimin e organizuar, trafikun e drogës e reitjen e numrit të azilkërkuesve shqiptarë si pengesa për çeljen e negociatave me Tiranën zyrtare.