Vetëm pas 4 muajsh nga një vendim i Gjykatës së Lartë në vend dhe vetëm pas insistimit me shkrime dhe raportime të Report për skandalin e moszbatimit të vendimit më në fund në Luginën e Valbonës prezullohet betonizimi dhe shkatërrimi.
Bëhet fjalë për projektin e ndërtimit të 2 hidrocentraleve Dragobia dhe Cerem nga kompanitë “GENER 2” dhe “DRAGOBIA ENERGY” të Bashkim Ulajt.
Vetëm pas 4 muajsh nga një vendim i Gjykatës së Lartë në vend dhe vetëm pas insistimit me shkrime dhe raportime të Report për skandalin e moszbatimit të vendimit më në fund në Luginën e Valbonës është ndërprerë betonizimi dhe shkatërrimi.
Të martën në mesditë, përmbaruesja gjyqësore Satbere Shahu, e shoqëruar nga policia ka pezulluar kontratën e koncesionit për ndërtimin e dy hidrocentraleve në lumin Valbonë.
Nënkryetari i Bashkisë Kujtim Rexha tha për Report Tv se është bërë bllokimi i perkohshëm i punimeve ne dy HEC-ET në Dragobi dhe se nuk ka pasur incidente për ekzekutimin e vendimit te Gjykatës së Lartë. Policia ka mbështetur zyrën e përparimit dhe Policinë Bashkiake Tropojë
Në të gjithë Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës vijonte puna e makinerive për të ndërtuar hidrocentralet që degradonin më tej lumin dhe bukuritë e Alpeve Shqiptare edhe pse një vendim i Gjykatës së Lartë kishte ndërprerë punën aty prej muajsh.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Shqiptarja