Vendosni fjalën kyçe....

OBSH pranon se Covid-19 nuk po ikën gjëkundi


Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Hans Kluge, ka paralajmëruar se pandemia e Covid-19 nuk do të përfundojë derisa kombet “të mësojnë të jetojnë me virusin”, duke të sigurohen që sistemet shëndetësore të mos mbingarkohen nga infeksionet dhe vdekjet.

Gjatë një interviste me gazetën spanjolle La Vanguardia, Kluge paralajmëroi se organi ndërkombëtar i shëndetësisë nuk është në gjendje të deklarojë fundin e pandemisë ndërsa ekziston ende rreziku që sistemet shëndetësore të mos jenë në gjendje të përballojnë një rritje të numrit të rasteve.

“Duhet të mësojmë të jetojmë me virusin. Sapo sistemi ynë shëndetësor të mos jetë i mbingarkuar nga shtrimet në spital dhe vdekjet nga Covid, domethënë të mund të ofrojë shërbimet që ofronte më parë, pandemia mund të bëhet endemike.”- tha Kluge.

Komentet nga shefi i OBSH-së për Evropën erdhën pasi ai adresoi shqetësimet për situatën në kontinent përpara muajve të dimrit.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse “Evropa është përsëri epiqendra e pandemisë”, Kluge tha se organizata pret që të shkaktohen “gjysmë milion vdekje” nga virusi para shkurtit.

Kluge kritikoi lajmet e rreme dhe relaksimin e masave shëndetësore publike dhe sociale në disa vende, ndërsa theksoi se nuk duhet të lejohen më kundërshtimet ndaj vaksinës dhe protokolleve të sigurisë dhe për këtë propozoi një “grup pune në Evropë” për të sfiduar kritikët.

Pavarësisht shqetësimeve në lidhje me situatën në Evropë, drejtori i OBSH-së ishte i qartë se situata do të kishte qenë “shumë e vështirë” pa përhapjen, deri më tani efektive të vaksinës në shumë vende.

Megjithatë, që vaksinimet të jenë plotësisht efektive, Kluge theksoi se vendet nuk duhet të “lënë askënd prapa” dhe të fokusohen në kryerjen e vaksinave përforcuese (doza e tretë) dhe vaksinimin e fëmijëve për të reduktuar përhapjen e virusit.