Vendosni fjalën kyçe....

Projekt-Buxheti firmoset nga Ahmetaj dhe jo Rama, reagon Vasili: Një turp qeveritar që s’është parë më parë


Deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas fimosjes nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj të Projekt-Buxhetit për vitin 2022.

Këtë Vasili e quan një “mjerim qeveritar” pasi sipas tij projekt-buxheti duhet firmosur nga vetë kryeministri pasi është vendimi më i rëndësishëm i një qeverie, ndërsa shton se një gjë e tillë nuk është parë kurrë më parë.

 “Çfarë mjerimi qeveritar, Projekt Buxheti i vitit 2022 pa firmën e Edi Ramës!

Për çfarë duhet ky kryeministër?

Ky që bën sallahane lart e poshtë dhe nuk firmos as Vendimin më të rëndësishëm të një qeverie si Buxheti kujt dreqin i duhet??

Kjo përfundimisht nuk është qeveri, por një turp qeveritar që s’është parë kurrë më parë.”- shkruan Vasili.