Vendosni fjalën kyçe....

Ristani: Statuti nuk njeh asnjë për verifikimin e mandateve, do bëhen nga Kuvendi


Ish-deputeti i PD-së Arben Ristani deklaroi në “Opinion” se statuti nuk njeh ndonjë institucion që mund të verifikojë firmat për mbledhjen e Kuvendit.

Sipas Ristanit do jetë Kuvendi që kur të mblidhet do bëjë verifikimin.

Vetë Kuvendi kur mblidhet do të bëjë edhe verifikimin e mandateve. Janë të ftuar edhe pakica, edhe media të jenë prezente kur të bëhet verifikimi. Aty do të jetë tavolina që do të regjistrohen do të marrin karatat e identitetit, do të marrin badge në Kuvend”-tha Ristani.