Drejtoresha e Zyrës Arsimore të Elbasanit, Anila Çota, është shkarkuar nga detyra ditën e sotme.
Vendin e saj e ka zënë Ermir Çela, i cili është pedagog i jashtëm në departamentin e Matematikës në universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’.
Çela ka qenë më herët drejtor i gjimnazit ‘Konstandin Kristoforidhi’ në qytet.
Gazetari Fatmir Popja, ka raportuar për BW se pritet që të ketë një valë shkarkimesh në pjesën dërrmuese të drejtorëve të institucioneve e drejtorive në qark.