Vendosni fjalën kyçe....

Sot dorëzon 4 mijë e 200 firmat, Berisha njofton Konferencën për Shtyp: Ftoj të gjitha mediat


Lideri historik i PD-së dhe ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme do të dalë në një Konferencë për mediet.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan: “Sot në orën 19:00 do të zhvilloj një konferencë për shtyp në Hotel Rogner. Ftoj te gjitha mediat, sipas dëshirës, të jenë të pranishme!”

Kujtojmë se ditën e djeshme, nga Foltorja e Pogradecit Berisha njoftoi se të mërkurën do të dorëzonte 4200 firmat për thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor.

“Për peng-kryetarin kam një lajm shumë të hidhur. Nesër dorëzohen 4200 firma të Kuvendit Kombëtar.

 I them kryetarit pa parti: përkulu përpara firmave të anëtarëve të PD sepse 4200 kanë firmosur dhe në atë Kuvend do vijnë 10 mijë të tjerë. Do jetë festa më e madhe në historinë e PD-së. Do jetë triumfi i saj, rikthimi i saj i plotë dhe i sigurt në fitoren vendimtare ndaj narko-shtetit.”- u shpreh dje Berisha.