Vendosni fjalën kyçe....

U shfaq duke lëshuar certifikata Covid për 50 euro, shkarkohet mjekja në Lushnjë


Një mjeke në Lushnjë është shkarkuar nga detyra pasi u shfaq në emisionin ‘Fiks Fare’ duke lëshuar certifikatën Covid pa bërë vaksinën për shumën 50 euro.

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar njëkohësisht heqjen e licencës së mjekes për Elona Naçon.

Kjo e fundit punonte si mjeke familjeje pranë fshatit Gradisht ndërsa u shfaq në emisionin e lartpërmendur.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon me forcë ngjarjen e rëndë të  denoncuar nga emisioni “Fiks Fare”,  të lëshimit të çertifikatës së vaksinimit kundrejt pagesës, pa kryer vaksinimin e qytetarit,  nga mjekja e qendrës shëndetësore të fshatit Gradisht të Lushnjes. Sa më sipër, Ministria e Shëndetësisë ka marrë masën e menjëhershme të shkarkimit nga detyra të mjekes me inicialet E. N. Duke e konsideruar këtë akt, një veprim kriminal, shkelje të rëndë në dëm të shëndetit të qytetarëve dhe shëndetit publik të popullatës në situatën e pandemisë, Ministria e Shëndetësisë do t’i kërkojë Urdhrit të Mjekut, heqjen e licensës së ushtrimit të profesionit për mjeken në fjalë.” – thuhet në deklaratën e ministrisë.