Vendosni fjalën kyçe....

Basha i përgjigjet Berishës: Jam i zhgënjyer nga tallja që bëre me demokratët, firmat janë blof


Kreu i PD-së, Basha, e ka quajtur blof lëvizjen e bërë dje nga ish-kryeministri Berisha për dorëzimin e firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Në një deklaratë për gazetarët nga selia blu, Basha tha se është i zhgënjyer nga tallja që u bë me demokratët nga ana e Berishës.

“Zoti Berisha ka qenë për një kohë shumë të gjatë kryetar i Partisë Demokratike, e di shumë mirë statutin, rregullat e partisë. E di se si vihen në lëvizje mekanizmat për thirrjen e Kuvendit.

Jam thellësisht i zhgënjyer nga tallja që ka bërë me demokratët dje duke fshehur blofin e tij dhe  mungesën e firmave për ¼ e anëtarëve të Kuvendit që do të vinin në lëvizje mekanizmin për thirrjen e Kuvendit. Nëse do ti kishte mbledhur do kishte dorëzuar sipas statutit që të nisnin procedurën statutore që ai e njeh shumë mirë. Dhe fakti që ai se ka bërë, çdo demokrat e kupton pse s’e ka bërë sepse  e gjitha ka qenë një blof. Dhe atë që e nisi si betejë gjoja për demokratizimin e Partisë Demokratike  përfundoi si betejë për hallet e tij personale dhe për pushtetin e tij personal.”- tha Basha.