Kombëtarja e Anglisë e ka kthyer në stërvitore sfidën kualifikuese ndaj Shqipërisë duke shënuar katër herë që në pjesën e parë.
Goli i tretë i takimit u shënua nga Henderson në minutën e 28-të ndërsa i katërti nga Kane, në minutën e 33-të.
Ky i fundit shënoi edhe golin e dytë ndërsa siparin e goleadës e ngriti Maguire në minutën e tetë.