Vendosni fjalën kyçe....

Anglia kursen Shqipërinë në pjesën e dytë, fitoren 5-0 e saldoi 45 minutat e para


Pas një pjese të parë të vrullshme, Anglia e ka ndalur hapin në të dytën duke e kursyer Shqipërinë në ndeshjen e vlefshme për Grupin I kualifikues të botërorit Katar 2022.

Anglezët shënuan pesë gola në pjesën e parë duke e vulosur rezultatin e takimit. Tre gola u shënuan nga kapiteni Kane, një nga Maguire e një nga Henderson.

Me këtë rezultat anglezët e kanë salduar kualifikimin në botëror ndërsa vendi i dytë i shkon Polonisë që fitoi ndaj Andorrës 4-1.

Shqipëria nga ana e saj mban vendin e tretë dhe duhet të fitojë ndaj Andorrës në takimin e fundit në grup për të ruajtur pozitat.