Vendosni fjalën kyçe....

ARRSH: Nga nesër devijohet trafiku nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës, rrugët ku do të kalohet


Skema e devijimit të trafikut

Duke filluar nga nesër, për shkak të punimeve në Unazën Lindore, do të ketë një devijim të trafikut nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi për mediet bën me dije se ky bllokim do të zgjasë për 14 ditë. Për pasojë, trafiku që vjen nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”.

Ndërsa trafiku i cili vjen nga Farka në drejtim të Tiranës, do të devijohet në krahun tjetër të kalimit.

NJOFTIMI I ARRSH-së

Në sajë të vazhdimësisë së punimeve në Unazën Lindore, duke filluar që nesër datë 13.11.2021 është i nevojshëm bllokimi i kalimit nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës për një afat prej 14 ditësh.

Trafiku që vjen në këtë drejtim do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”.

Gjithashtu, trafiku i cili vjen nga drejtimi i Farkës në drejtim të Tiranës, do të devijohet në krahun tjetër të kalimit, si në Planin e Menaxhimit të Trafikut.

Janë marrë masat për kufizimin e vendit ku do të kryhen punimet, si dhe për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme për mospengimin dhe mbarëvajtjen e qarkullimit.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve!