Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi nxjerr videon e Nokës: Para një jave e dije statutin, sot kyç firmat në kasafortë 


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi publikoi sot një video, nga një deklaratë e deputetit Flamur Noka për rregullat që duhen ndjekur për mbledhjen e Kuvendit.

Më 29 Tetor, Noka deklaroi se “firmat do të depozitohen në protokoll dhe më pas i takon kryetarit dhe Kryesisë të mbledhin Kuvendin.”

 Mirëpo sipas Bardhit tanimë ai nuk i ka qëndruar deklaratës.

“Partia nuk është as kasafortë, as bunker. Ju lutem, depozitoni kërkesën në protokollin e PD, jepuni mundësinë institucioneve dhe të mbledhim Kuvendin.“- ishte ftesa e Gazment Bardhit, duke iu referuar qëndrimit Statutor të para pak ditëve të deputetit Flamur Noka.

“Nëse dikush ka vendosur të veprojë si celulë apo ilegalitet, është i lirë të veprojë, por jo në emër të demokratëve dhe jo në emër të PD”- tha Gazment Bardhi.

 

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së tha se deputeti Flamur Noka para një jave e njihte statutin dhe se ku duhet të dorëzoheshin firmat, ndërsa sot ndryshon qëndrim dhe i kyç ato në kasafortë në ilegalitet të plotë.

 “Partia nuk është as kasafortë, as bunker. Ju lutem, depozitoni kërkesën në protokollin e PD, jepuni mundësinë institucioneve dhe të mbledhim Kuvendin. Nuk do të duhet të ketë palë në PD, PD është pronë e demokratëve, cilido që për një interes apo hall personal synon të përçajë PD, apo të krijojë palë në PD, i bën shërbim regjimit të Edi Ramës. Ne kemi një interes të përbashkët, rrëzimit të regjimit të Edi Ramës. Ky duhet të jetë fokusi jonë.

Hallet personale secili t’i mbajë në shtëpinë e tij jo në shtëpinë e demokratëve. Ne do të ndjekim procedurën, por duhet të jetë një kërkesë, nuk ka një kërkesë për thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Të ndjekin procedurën që ka deklaruar më 29 tetor Flamur Noka. Sot PD nuk ka vetëm kasafortë, partia nuk është kasafortë, është institucion, nuk jemi celulë ilegale por strukturë që veprojmë në përputhje me rregullat e miratuara nga organet statutore të partisë. Nëse dikush do të veprojë si celulë është i lirë, por nuk mund ta bëjë në emër të demokratëve e të PD.”- tha Bardhi.