Një grup biznesesh ka ndjekur shtetet republikane duke paditur administratën Biden për urdhrin e saj të vaksinës në sektorin privat. Ata pretendojnë se mandati “jokushtetues” do të çojë në humbje të vendeve të punës dhe zbrazjen më tej të rafteve.
Koalicioni i bizneseve, i cili përfshin kompanitë e personelit, grupet e restoranteve dhe organizatat fetare, i kërkoi të martën Gjykatës së Qarkut të Pestë të Apelit të bllokojë përgjithmonë urdhrin e vaksinës, i cili kërkon që kompanitë me më shumë se 100 punonjës të detyrojnë stafin e tyre të vaksinohen kundër Covid- 19 ose t’i nënshtrohen testimit të rregullt, me gjoba deri në 136,000 dollarë nëse nuk e zbatojnë atë.
Bizneset argumentojnë se nëse detyrohen të pushojnë stafin e pavaksinuar dhe të shpenzojnë para për ngritjen e sistemeve të burimeve njerëzore për të monitoruar statusin e vaksinave dhe për të mbledhur rezultatet e testimit, ‘kompanitë nuk do të jenë në gjendje të punësojnë punëtorët që u nevojiten dhe do të humbasin shitjet dhe klientët’.