Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se hodhi mbetje vajore në Shëngjin, shpallet në kërkim kapiteni i një anijeje (Emri)


Është shpallur në kërkim kapiteni i anijes i cili dyshohet se ka hedhur mbeturina vajore në bregdetin e Shëngjinit duke ndotur ujin.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së sotme ndërsa kapiteni i dyshuar për ndotjen është Ermir Kosova.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin, të Komisariatit Lezhë dhe specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë kryer veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. Gjatë verifikimeve të kryera dhe pas administrimit të raportit të nisjeve të anijeve në portin e Shëngjin, nga shërbimet e Policisë, ka rezultuar se ka dalë në lundrim anija tregtare me kapiten shtetasin Ermir Kosova, për të cilin u bë shpallja në kërkim, për veprën penale “Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës”, pasi dyshohet të ketë hedhur mbetje vajore në detin e Shëngjinit. Gjithashtu, janë marrë mostra të ndotjes për ekzaminim të mëtejshme, si dhe është administruar praktika e daljes së anijes nga porti. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.” – thuhet në njoftimin e policisë së Lezhës.