Vendosni fjalën kyçe....

I riu në Vlorë kapet me pistoletë në lokal, e kishte mbështjellë me qese nën banak (VIDEO)


Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Vlorë, pasi u kap me armë pa leje. Fillimisht policia gjeti një pistoletë me fishekë në ambientet e një lokali në lagjen “Hajor Çakerri” të qytetit bregdetar.

Nga pamjet e publikuar nga policia e Vlorës shihet se arma ishte fshehur poshtë banakut të lokalit e mbështjellë me një qese.

Pas verifikimeve u vu në pranga i riu me inicialet M.SH, i cili dyshohet se ishte poseduesi i armës.

INFORMACIONI I POLICISË

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, Forca e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në ambientet e një lokali në lagjen “Hajro Çakerri”, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë, me fishekë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë  arrestuan në flagrancë për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, poseduesin e armës së zjarrit, shtetasin:

  1. Sh., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.