Mjekët që kundërshtojnë vaksinimin kundër Covid-19 mund të shpallen penalisht përgjegjës sepse paraqesin një kërcënim serioz nëse preken nga virusi, zbuloi ministri rus i Shëndetësisë para një komisioni parlamentar të mërkurën.
Komentet e Mikhail Murahsko erdhën në të njëjtën ditë kur Shtabi i Rusisë Covid-19 zbuloi se 1,239 njerëz vdiqën nga sëmundja në 24 orët e fundit, një rekord i ri.
“Në legjislacionin penal ka nene që mund të zbatohen për personat që përbëjnë një kërcënim,” shpjegoi Murashko.
“Nuk duhet të jesh profet për të parë se çfarë ndodh kur punonjësit e mjekësisë e që kundërshtojnë vaksinat sëmuren.”
Sipas ministrit të Shëndetësisë, profesionistët mjekësorë duhet të jenë ‘më të përparuar’ se personi mesatar dhe të mendohen mirë para se të kundërshtojnë vaksinimin.
Murashko sugjeroi gjithashtu që vendi duhet të mbajë një qëndrim më të rreptë ndaj vaksinimit në tërësi, duke përmendur vendimin e Singaporit për të refuzuar kujdesin mjekësor për qytetarët e pavaksinuar si një frymëzim të mundshëm për politika.