Administratori i kompanisë ‘Albsea Transport’, anija e së cilës akuzohet për ndotjen e bregdetit të Shëngjinit, ka hedhur poshtë akuzat.
Ardian Jasimi se lajmi është krejt i pavërtetë dhe se kapiteneria e Portit të Shëngjinit nuk kanë komunikuar me kapitenin i cili është në udhëtim me anijen.
Jasimi ka thënë gjithashtu se deti ka qenë i ndotur në çastin kur anija ka dalë nga porti dhe kjo mund të verifikohet nga kapiteneria e portit.
Sipas tij, nëse anija e kompanisë do ishte përgjegjëse për ndotjen do ishte urdhëruar të kthehej mbrapsht e jo të vijonte lundrimin.